zoom

Aktualitet

Probleme me qarkullimin – Aksi Elbasan-Librazhd i mbushur me gurë, bllokohet rruga në Dibër

Për shkak të motit të keq, në disa akse qarkullohet me vështirësi.

Në Elbasan-Librazhd dtejtuesit e mjeteve këshillohen të tregohen shumë të kujdesshëm sepse në rrugë ka gurë, të cilët ranë gjatë natës nga shpati i malit.

Drejtuesit e mjeteve, që u gjendën aty të bllokuar, u përpoqin të pastronin rrugën, derisa ndërhynë autoritetet.

Ndërkohë, në fshatin Qafë-Murr në Dibër rreth 1000 banorë kanë mbetur të izoluar sepse nuk qarkullojnë dot. Rruga Selisht në Bashkinë e Dibrës është dëmtuar me një gjatësi rreth 30 m prej reshjeve të dendura dhe është bërë e pakalueshme për lëvizjen e automjeteve.