zoom

Të gjitha

Shkak, tradhtia! Rihanna i jep fund me reperin?

Marrëdhënia mes këngëtares Rihanna dhe producentit skenik ASAP Rocky thuhet se ka marrë fund. Teksa po presin të lindte foshnja e tyre dhe pas gati një viti e gjysmë që kishin bërë publike lidhjen, dashuria që ata krijuan duket se u shkatërrua pas një tradhtie të bërë nga kantautori amerikan.

Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ka ndezur thashethemet në rrjete sociale.

“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e ka zënë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një koment.

Edhe pse ende nuk ka një burim zyrtar që konfirmon apo anulon deklaratën e Louis Pisanos, fjalët e tij krijojnë më shumë famë kur ai thekson se Rihanna dhe Amina ishin miq, deri në atë masë sa shpesh takoheshin me njëra-tjetrën./L.K

/Zoom.al