Aplikacion
Vetë policia, në një sqarim për mediat, shpjegon se pasi kanë disponuar si provë materiale videon e dhunës, ajo i është përcjellë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, duke mohuar kështu që këto pamje të kenë “rrjedhur” prej policisë.
“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:
Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, ishte reagimi i Policisë së Tiranës.
Më herët, Oborri Mbretëror lëshoi akuza të drejpërdrejta ndaj policisë për nxjerrjen e materialit filmik, duke e konsideruar këtë si një veprim zhgënjyes dhe duke kërkuar heqjen e materialit nga mediat.
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA