Aplikacion
Princ Leka thotë se ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhunë fizike prej tij.
Nën kërcënimin verbal dhe fizik, Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzës së tij 3-vjeçare.
Menjeherë pas përplasjes fizike, ai ka shkuar në komisariatin nr.6, ku ka bërë denoncimin. Po kështu, princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.
“Ka qene ne oren 15:20 minuta ne banesen time ne rrugen “Murat Toptani”, rezidenca e familjes mbreterore Nr.6, Tirane per te takuar vajzen time te moshes 3-vjeçare, pasi me ish-bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Une fillimisht jam takuar me Shefin e administrates se Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj te cilin e kam pyetur ne lidhje me nje dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marreveshjen.
Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri te vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakord me ish-bashkeshorten.
Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec, e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj, babit te ish-bashkeshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene “t’i duhet te nderrosh rrugen kur te me shikosh mua.”
Reagimi im para kesaj situate ka qene duke iu drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoje e kercenoje, sidomos ne prani te vajzes, edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.
Ne keto momente situata ka agravuar; shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma te kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes, por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte (statuje druri) me të cilin më ka goditur.”
Pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këte çështje.
Princ Leka dhe partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare. Zyrtarisht princi e konfirmoi divorcin më 15 janar. Pas ndarjes nga aktorja, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror./ Zoom.al