zoom

Aktualitet

“Princ Leka na sulmoi!” Flasin Elia Zaharia dhe babai i saj, thonë se u vetëmbrojtën

Incidenti i rëndë në Oborrin Mbretëror shqiptar ka sjellë edhe reagimet apo dëshmitë e para nga të denoncuarit për dhunë fizike prej Princ Lekës.

Konkretisht ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe ish-vjehrrit të tij. Policia tashmë ka nisur verifikimet dhe marrjet në pyetje, mbi bazën e veprave të dëmtimeve fizike dhe kanosjes.

Babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendon princ Leka, i cili ka deklaruar në polici se është sulmuar nga ish-vjehrri, ka ndodhur e kundërta.

Sipas dëshmisë paraprake, Zaharia ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se ka qenë Princi Leka ai që e kam sulmuar, teksa u ka shkuar në banesë.

Nga ana e tij, Princi Leka denoncoi se shkoi të takonte vajzën 3-vjeçare, por u godit me sende të forta, edhe nga ish-gruaja, që e sulmoi me një bust.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë, e jo të sulmoj një djalë të ri. Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, dëshmoi ai për grupin hetimor.

Kurse Elia Zogu pretendoi se ish-bashkëshorti u shfaq agresiv:

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, tha ajo, duke mbajtur të njëjtën linjë dëshmie si i ati.

Çifti u nda në fund të muajit janar të këtij viti zyrtarisht, teksa Princi leka nisi lidhje më një fotografe, por martesa sipas dëshmive, kishte mbi një vit që nuk funksiononte më. /ZOOM.AL/