zoom

Aktualitet

Princ Leka filmoi Elia Zaharinë duke e dhunuar – Milaim Zeka: Më e rëndë se tradhtia, duhet hetuar

Analisti Milaim Zeka komentoi veprimin e Princ Leka Zogut, që filmoi momentin kur Elia Zaharia po e dhunonte, video që më pas u bë virale në rrjet.

Sipas Zekës, ky gjest i Princ Lekës është shumë i rëndë, duke shtuar se është e dënueshme me ligj që të regjistrosh dikë, pa dëshirën e tij.

Për këtë pikë, sipas Milaim Zekës, autoritetet duhet të kishin nisur hetimet ndaj Princ Lekës.

“Në bisedat me personalitete shumë të larta dhe në Kosovë dhe në Shqipëri, në tavolinë shumica prej tyre më kanë thënë diçka që duhet ta them. Incizimi i bashkëshortes në një moment të atillë, është shumë më e rëndë se sa tradhtia që Leka i ka bërë me fotografen. Është aq personale, ta regjistrosh, ta incizosh me një person që ke ndarë jetën, ata kanë pasur momente shumë më të rënda sesa ai moment.

E di që është me ligj, në kodin penal, është e dënueshme të regjistrosh dikë dhe po të kishte prokurori serioze në Shqipëri, do duhet në mënyrë automatike të hapeshin hetime, për regjistrimin”, tha Milaim Zeka.