zoom

Lajme

Princ Leka do të bëhet baba sërish?

Dyshime të forta se Princ Leka, do të bëhet baba sërish janë ngritur pas disa fotove të publikuara së fundmi.

Sipas medias “Liberale” trashëgimtari i i familjes mbretërore dhe partnerja e tij Blerta Celibashe janë në pritje të një fëmije.

Kjo, pasi dy partnerët janë fotografuar duke bërë blerje në një dyqan fëmijësh më kryeqytet.


Megjithatë ky mund të jetë vetëm një thashethem rozë pasi së bashku me çiftin duket edhe vajza e Princit, princesha Gerladinë e cila duket se është miqësuar me partneren e re të babait të saj.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër lajm se Princ Leka dhe Blerta do të martohen së shpejti, qarkulloi në media.

Asnjë prej të dyve nuk ka bërë ende asnjë reagim për të konfirmuar apo mohuar aludimet.