zoom

Lajme

Primaret e PD në Tiranë/ Jorida Tabaku, gruaja më e votuar nga anëtarësia. Kryeson Nallbati

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku rezulton femra më e votuar për të kandiduar si deputete në primaret e PD-së në qarkun e Tiranës me 650 vota.

Ndër kandidatët burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën me 1219 vota.

I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota.

Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës. me 651 vota, e cila ndiqet nga Ina Zhupa me 641 vota që kandidoi në primaret e qarkut të Vlorës.

Nuk janë kualifikuar deputetët Kreshnik Çollaku, Sorina Koti e Ori Nebiaj.

Postime të lidhura