zoom

Politikë

Presidenti i Sllovenisë pro “Open Balkan”/ BE të hapë negociatat për Tiranën e Shkupin

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë Forumit Strategjik të “Bledit” që po mbahet në vendin e tij dhe ku po merr pjesë edhe Shqipëria u shpreh se Bashkimi Europian duhet t’i kthejë sytë dhe t’i kushtojë rëndësi të veçantë Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së integrimit.

Ai mbështeti nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Procesi nuk është më politik, situata është kthyer në një shqetësim moral për BE-në. Maqedonia ka bërë gjithçka dhe çfarë ka marrë? Asgjë. Integriteti i BE-së po sfidohet rëndë.

Zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin, por një përpjekje e përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të mbetet përparësi. Bosnja përbën një sfidë të posaçme për një sërë arsyesh.

BE ka kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me zgjerimin drejt BE-së në mënyrë intensive” tha ai.