zoom

Bota

Presidenti estonez: I firmos vendimet nga celulari, kemi digjitalizuar gjithçka

Në vizitën e tij të parë si president i Estonisë, Alar Karis thekson se vendi i tij është i gatshëm të shtrijë bashkëpunimin me

Presidenti i Estonisë thotë se është momenti që dy vendet të bashkëpunojnë në fushën e turizmit, sigurisë kibernetike por edhe drejtime të tjera.

“Është hera e parë që vij këtu si president. Herën e parë isha para 6 a 10 vitesh, vura re se gjërat kanë ndryshuar, Tirana ka ndryshuar. Qëllimi i vizitës kësaj herë është i thjeshtë. Së pari jemi vende të vogla dhe vendet e vogla duhet tëq bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Estonia është pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëria është në procesin e integrimit europian.

Ne erdhëm këtu të japin përvojën tonë nga e kaluara dhe të kemi marrëdhënie dypalëshe sepse jemi të ngjashëm, megjithatë jemi larg. Duhet të njihemi më mirë dhe të fillojmë jo vetëm procesin e turizmit, por edhe biznese të tjera.

Ju përmendet sigurinë kibernetike, te cilën do ta ushtrojmë pasi jam i interesuar sesi do të funksionojë këtu. Do ta monitorojmë së bashkë me presidentin tuaj”, tha presidenti i Estonisë.

Presidenti i Estonisë, Alar Karis, tregoi për mënyrat si funksionin digjitizimi në vendin e tij.

Karis tha se në Estoni është digjitalizuar gjithçka dhe qytetarët mund të kryejnë çdo veprim nga celularët apo komjuterat e tyre. Madje ai thotë se vendimet e qeverisë i firmos nga celulari.

“Tani mjafton vetëm celulari dhe nuk ke më nevojë as për kartën e identitetit. Duhet të paraqitesh vetëm në rastet e divorcit, ndërsa në rastet e tjera, gjithçka është on line.

Ne jemi mësuar tashmë, madje e kemi të vështirë ta përshkruajmë se si funksionon. Unë mund të nënshkruaj të gjitha dokumentet që këtu, nëpërmjet celularit. Vendos kodin PIN dhe mund të nënshkruaj çdo dokument të nevojshëm, në çdo vend dhe kudo. Në këtë mënyrë ne zhvilluam iniciativa të reja, ide të reja dhe këtë përvojë e ndamë me të gjithë”.

Të njëjtën gjë, presidenti estonez ia propozon edhe qeverisë shqiptare.

“Një prej arsyeve qe jemi këtu, është t’i themi qeverisë suaj që këtu të hapet një akademi elektronike. Këto zhvillime po bëhen edhe në vende të tjera, nuk jemi vetëm ne. Ne e nisëm herët, por ndoshta sa më i madh të jesh, aq më shpejt mund të lëvizësh”.

Në Estoni, qytetarët mund të votojnë nga çdo vend i botës ku ndodhen ditën e zgjedhjeve, në mënyrë on line.

“Kemi arritur ta menaxhojmë. Çdo kush, kudo të jetë mund të votojë. Patjetër që mund të shkojnë dhe në kutinë e votimin. Herën e parë që zhvilluam zgjedhjet, mbi 50 për qind votuan on line. Diskutimi për vjedhje ende vazhdon. Kemi pasur një sulm në vitin 2007, por kemi sofistikuar mjetet mbrojtëse. Është proces efikas”.