zoom

Politikë

Presidenti Begaj i njeh dy festat, uron 29 Nëntorin: Nderim përjetë atyre që na dhuruan lirinë!

Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë disa foto nga homazhet e zhvilluara te “Varrezat e Dëshmorëve”, ndërsa ka uruar festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Kreu i shtetit shpreh nderim të përjetshëm ndaj atyre që na dhuruan lirinë.

“Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri! Nderim përjetë atyre që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë!”, shkruan Begaj.

Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit. E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. /ZOOM.AL/