Aplikacion
Në ndihmë të tyre shkuan forcat e policisë, Forcat e Armatosura, Shërbimi i Urgjencës, dhe grupi i kërkim-shpëtimit nga Kosova.
Drejt majës së Jezercës kishte udhëtuar një grup prej tetë turistësh, por një prej tyre ndërroi jetë pasi rrëshqiti në një zonë të thepisur me borë.
Trupi i saj i pajetë u nxor nga grupi i kërkim-shpëtimit.
“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura🚁 dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.
Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë.
Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”, njoftoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla.