zoom

Aktualitet

Prag tragjedie në Durrës/ Makina bie në kanal, nëna dhe vajza rrezikojnë mbytjen

Një nënë së bashku me vajzën e saj të mitur shpëtuan mrekullisht nga një aksident rrugor, që mund të ishte kthyer në tragjedi.

Mjeti me të cilin po lëviznin ato ra në një kanal në Durrës, në një rrugë dytësore në lagjen 17.

Si pasojë e aksidentit, nëna dhe vajza rrezikuan të mbyteshin.

Falë ndërhyrjes së banorëve të lagjes, ato u nxorën nga automjeti në kohë, duke shpëtuar me disa plagë të lehta në trup.