zoom

Bota

Prag lufte në Ukrainë, NATO bën gati 5 mijë trupa

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbajtur një konference urgjente në lidhje me krizën në Ukrainë. Kundërpërgjigja ndaj 100 mijë trupave të Rusisë në kufi me Ukrainën ka qene e drejtpërdrejte kur Stoltenberg u shpreh se rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Megjithatë shefi i NATO-s i bëri thirrje Moskës për dialog dhe zgjidhje diplomatike.

“Sot i nisëm përgjigje Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet” theksoi Stoltenbeg.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës. Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat.

Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.