zoom

Të gjitha

E fiksuar pas Mbretëreshës Elizabeth/ Njihuni me koleksionisten australiane

Kur ishte një adoleshente  , australianja Jan Hugo ëndërronte të bëhej një princeshë, duke ecur nëpër dhoma pallati të mbushura me bizhuteri të cmuara.Kjo ëndërr  nuk është realizuar  ende për Hugo, por ajo tashmë   krenohet me koleksionin më të madh të Australisë të relikeve të familjes mbretërore.

Gjyshja po blen edhe më shumë pjesë për t’i shtuar koleksionit të saj, me festimet për të shënuar 70-vjetorin e fronëzimit  të Mbretëreshës Elizabeth II që starton në qershor.

“Madhëria juaj, nëse jeni duke parë, shpresoj të keni një festë të mrekullueshme për jubileun tuaj dhe shpresoj që të keni shumë e shumë vite të tjera si mbretëresha jonë sepse ne të gjithë ju duam,” Ime kë fjalë I drejtohet, Hugo ,mbretëreshës Elizabeth.

Portretet e anëtarëve të familjes mbretërore janë në forma të ndryshme , dhe ngjashmëria e tyre përsëritet edhe në7 manekinë të ndryshëm.

Me koleksionin që përfshin dhoma të ndryshme në shtëpinë e saj, Hugo tha se Libri i Rekordeve Botërore Guinness mendonte se ajo mund të kishte koleksionin më të madh në botë. Megjithatë, Hugo mendon se një grua në Angli krenohet me një koleksion më të madh se i saji./L.K

/Zoom.al