zoom

Aktualitet

Porti i Durrësit/ Eksperti i ekonomisë: Po përdoret e njëjta skemë si inceneratorët

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në emisionin “Task Force” me në Syri Tv, komentoi nismën e projektit të Portit të Durrësit duke thënë se është një leje ndërtimi e dhënë nga Rama për pronarë të fshehtë.

Soko theksoi se qeveria ka zgjedhur të njëjtën strategji siç bëri me inceneratorët, duke i cilësuar si investim privat e më pas duke ndërthurur marrëveshje për të kaluar paratë nga buxheti i shtetit tek këta individ.

“Rama po i jep leje ndërtimi një kompanie ‘off shore’ të cilat nuk e dimë se kush i ka pronarët, ku janë pronarët dhe kush janë pronarët, që praktikisht duhet të jenë të fshehur edhe vetë qeveritarët. Po siguron një punë dhe një të ardhur për klubin e vet të klientëve për individ që janë të lidhur me të, ose pse jo edhe vet personalisht mund të ketë interes. Këto paratët të cilat kishte ndërmend ti kalonte në amnisti fiskale, do ti kaloj dhe do ti përdori nëpërmjet këtyre rrugëve të tërthorta për ti futur në industrinë e ndërtimit”, tha ai.

“Shqetësimi është që kjo skemë mund të përdoret sepse janë të njëjtët personazhe. E nisën në fillim me inceneratorët të cilat në fillim u nisën si një investim privat, dhe më pas, pasi nis në këtë formë, bëhët fakt dhe pastaj fillon dhe ndryshon rrugës siç ndryshuan inceneratorët. Pra, nga një gjë që duhet ta investojë totalisht privati, fillojnë pastaj fillojnë këto bashkëpunimet e më pas shkojnë në një marrëveshje që secili sa duhet të financojë. Pra këto janë skema për të transferuar paratë nga xhepi i shtetit tek xhepi i individit, e këto individët nuk e dimë se kush janë ende”, shtoi.