zoom

Të gjitha

Porti i Durrësit/ Berisha: Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ndal te miratimi i marrëveshjes së Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme në Kuvend.

Berisha tha se çdo gjë ndodhi në errësirë, teksa shtoi se kushdo që investon te porti i ri është bashkëpunëtor në krim.

Berisha: 700 mln euro apo një miliard sa do të thotë, i përkasin investitorit klani Rama, para droge, krimi, para të pista, Durrësi shndërrohet në simbolin e nje mega lavatrice të tmerrshme. Ketu kam denoncuar vjedhjet me Bitcoin, kanë zbarkuar polici të vendeve në bote, se rrjeti i Call centerave të një biznemsenit Josifi , që ka mbulimin e plotë të olsi Ramës iu ka vjedhur qytetarëve europianë 2.2 mld euro, duke i joshur, blini Bitcoin, vendosini në këtë aplikacion, se kompania jonë do ua kompesojë me 20-30 përqind.
Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri, Rama do të bëhet më i pasur edhe se Alabbari. Garantojmë se këtë projekt nuk do e ndalojmë, iu bëj thirrje qyetatëre shqiptar të mos harxhojnë asnjë qindarke në këtë vjedhje publike.

Cdo njëri që merr përsipër të investojë do ti ketë para të humbura dhe do quhet bashkëpunëtor në këtë krim. Parlamenti mbrëmë , votimet ishin në errësirë, njerëzit nuk e ndiqnin dot. Opozita paraqiti me dhjetëra amendamente, dhe iu them se kanë qenë absolutisht propozimet më racionale për ti dhënë përgjigje krizës.