zoom

Aktualitet

“Populli shkund çdo tirani” – Salianji shkruan letër nga burgu për protestën

Në prag të protestës së opozitës, Ervin Salianji ftoi qytetarët të bëhen pjesë e tubimit.

Nga qelia, ai shkroi një letër, duke kërkuar prej tyre të reagojnë kundër regjimit.

Opozita e organizoi protestën e sotme për të kundërshtuar mes të tjerash edhe burgosjen e Ervin Salianjit për dosjen “Babale”.

Letra e Salianjit:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë! E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.
Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat! Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!
Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë. Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00