Aplikacion
Ndërkohë që pritet të nisë tubimi, para selisë së Presidencës është shënuar akti i parë i dhunës, ku disa protestues i kanë vënë flakën një gome para derës së Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga ana tjetër, policia është ozicionuar para Kryeministrisë, ndërsa është blinduar Kryesia e Kuvendit. Pranë godinës së kryeministrisë janë stacionuar dhe autobote me ujë dhe forcat e FNSH-së.
Sipas burimeve, protesta do të nisë para Kryeministrisë, e më pas mund të të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.