zoom

Bota

Polonia: Deri tani kemi pritur 1.3 milion refugjatë nga Ukraina

Të paktën 1.33 milionë refugjatë kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus. Kjo u raportua nga roja kufitare polake në Twitter, duke deklaruar se 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% e të paktën 100 vendeve të tjera.

Sipas rojes kufitare, vetëm të martën kufirin e kanë kaluar 125.800 persona, ndërsa të dielën 142.000.

Polonia është tashmë shtëpia e shumë ukrainasve – vlerësimet variojnë nga një deri në dy milionë njerëz – dhe shumë prej tyre kanë gjetur strehim në vend me familjen ose miqtë. Mijëra polakë gjithashtu presin refugjatë në shtëpitë e tyre./Zoom.al/