Aplikacion
Denis Tahiri, 23 vjeç, sipas policisë, është një prej personave të përfshirë në ngjarjen e 3 shtatorit, kur u plagosën me armë zjarri Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.
Denis Tahiri akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar.