Aplikacion
Mësohet se autoritetet serbe kanë kryer bastisje në disa prej shtëpive në Bujanoc, me pretekstin se po kërkonin armë.
Ende nuk dihet nëse ka pasur indicie për zhvillimin e kontrolleve për armë në komunën me shumicë shqiptare apo kontrolli ka pasur tjetër arsye.
Këto ndërhyrje janë shoqëruar edhe me reagimin e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë.
Sakaq, tensionet mes Prishtinës dhe Beorgadit mbeten të nxehta, ndëra palët nuk kanë arritur ende të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumë çështje. Palët nuk po ulen dot në tavolinën e bisedimeve, pasi Prishtina zyrtare kërkon dorëzimin e Milan Radoiçiç si kusht, autorit të sulmit terrorist në Banjskë, shtatorin e kaluar. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë