Aplikacion
Në protestat e mëparshme Policia ka përdorur edhe botet me ujë, që sot nuk shihen ende, por policët janë të pajisur edhe me maska kundër gazit, ç’ka lë të mendosh se mund të përdoret edhe gazi lotsjellës.
Protestuesit tashmë janë duke mbërritur përpara kryeministrisë.
Deri më sot të gjitha protestat qytetare për krizën e çmimeve janë zhvilluar paqesisht dhe nuk ka pasur asnjë dëmtim të institucioneve apo të efektivëve.
Nga ana tjetër, ndër radhët e protestuesve ka pasur ndalime dhe shoqërime më shumë se në asnjë protestë tjetër.