zoom

Aktualitet

“Policia ndikohet nga politika”/ Përse gënjeu Rama për gjetjet e raportit mbi uniformat blu

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha bënë jehonë sesi përceptimi publik për punën e Policisë së Shtetit ka ndryshuar për mirë.

Bazuar në rezultatet e një anketimi që iu drejtonte qytetarëve disa pyetje për uniformat blu, shefi i qeverisë akuzoi mediat dhe opozitën se shtrembërojnë perceptimin real për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Por, nëse do të ishte krejt faji i opozitës dhe medias, përse kryeministri nuk i përmendi të gjitha gjetjet e anketimit, por vetëm ato pozitive?

Për shembull, 50% të të gjithë personave të anketuar besojnë se vendimet e policisë ndikohen nga presioni politik.
Gjithashtu, korrupsioni apo ryshfeti që punonjësit e policisë e kërkojnë është vlerësuar me 53 pikë nga 100. Veçanërisht punonjësit e Polcisë rrugore.

Një tjetër gjetje negative e anketimit ishte edhe respekti dhe profesionalizmi të cilat mbeten shqetësimet kryesore për publikun.

Një pjesë e mirë e personave të pyetur janë shprehur gjtihashtu se policia i trajton më keq personat e varfër se ata të pasur. Zoom.al/