zoom

Aktualitet

Policia ndalon ”Range Rover”-in në Lezhë, arrestohet 41-vjeçari me pistoletë me 7 fishekë

Një 41-vjeçar me iniciale A.M. është arrestuar nga policia pasi në automjetin Range Rover ku po udhëtonte si pasagjer, gjatë një kontrolli në rreth-rrotullimin e Shëngjinit është gjetur një pistoletë me krehër me 7 fishekë. Policia ka sekuestruar pistoletën e tij ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Njoftimi

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, doza me lënde narkotike cannabis sativa, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A.M., i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit të kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Pllanë, Lezhë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.