zoom

Aktualitet

Policia e ndalon për kontroll rutinë, 40-vjeçarit i gjendet drogë gati për shitje në makinë

Policia e Lezhës kapi rastësisht gjatë kontrollit rutinë një të ri që lëvizte me drogë në makinë dhe gati për shitje.

Burime zyrtare bënë me dije se ndaluan të dyshuarin në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2″ dhe sekuestruan lëndën narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte shtetasi A. R.. Nga kontrollet, në këtë automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. R., 40 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/