zoom

Sport

Policia e Italisë frikëson mesfushorin e Milanit, i drejton pistoletën | VIDEO

Policia tmerron për pak sekonda mesfushorin e Milanit, Timué Bakayoko. Në një video që u publikua në internet dhe që daton në 3 korrik, shfaqet mesfushori i kuqezinjve, i cili pasi u ndalua në një postbllok nga policia në Milano, detyrohet të zbresë nga makina me armë të drejtuara dhe më pas kontrollohet fuqishëm.

Megjithatë, pas disa sekondash një prej agjentëve i thotë kolegut se kanë bërë një gabim, pasi është futbollist. Në këtë moment, agjenti shtanget, ndërsa i kërkon falje dhe e lë të shkojë.

 

Video, e filmuar nga disa persona të pranishëm ka ngjallur shumë komente dhe polemika në rrjtet sociale. Shumë i akuzojnë policët për “racizëm”, por ka edhe nga ata që i kritikojnë duke shkruar se “hoqën dorë nga gjithçka” sapo zbuluan se i kontrolluari ishte futbollist.

“Këto janë komente të pavend, kontrolli u bë sepse Bakayoko dhe pasagjeri tjetër korrespondonin në mënyrë të përsosur, rastësisht, me përshkrimet e dy të kërkuarve dhe padyshim që kërkimi përfundoi kur u kuptua duke ndaluar një person që nuk kishte asnjë lidhje me të”, shpjeguan ata në selinë e policisë në Milano. /zoom.al/