Aplikacion
Ky është dhe vendimi i familjes, që ka shpërndarë njoftimin e ceremonisë për të afërmit, miqtë dhe shoqërinë.
Efektivi 28-vjeçar, i cili ishte martuar vetëm një muaj më parë, dyshohet se u vra nga Azgan allias Asllan Mernica, i cili shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Pak pas ngjarjes, autori i dyshuar u arratis.
Policia njoftoi se motiv dyshohet një grindje e çastit, por po verifikohet edhe për shkak të detyrës apo hakmarrja, pasi të dy palët kanë pasur konflikte të vjetra dhe çështje hetimore.
Policia ka ofruar 30 mijë euro shpërblim për informatorin që tregon vendin ku fshihet 23-vjeçari. Efektivi Cenalia u qëllua me plumb në kokë me pistoletë nga Mernica. Vëllai i këtij të fundit gjithashtu është dënuar me 19 vite burg po për një vrasje dy vite më parë në Fier, ndaj Florian Selimit.
Grupi hetimor po pyet personat e dyshuar dhe ata që kanë dijeni për ngjarjen. /ZOOM.AL/