zoom

Aktualitet

Polici i burgut të sigurisë së lartë në Burrel qëllon veten me armë zjarri

Një efektiv i burgut të sigurisë së lartë në Burrel ka qëlluar veten me armë zjarri.

Polici me iniciale S. N., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet në banesë.

Ai është dërguar në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.