Aplikacion
Dhe mes të pezulluarve është pothuajse gjithë zinxhiri komandues i Migracionit. Ashtu sikurse edhe në dosjet e bujshme të organizatave kriminale të goditura së fundmi në vend, duket se “parcelat” e aktivitetit janë të ndara mes oficerëve të lartë. Drejtues të lartë janë zbuluar dhe po hetohen për lidhje me grupe të fuqishme, deri tek ata që urdhëronin vrasje me pagesë, kurse tani është zbuluar se edhe në aktivitetin e trafikut të klandestinëve, oficerët e policisë dyshohet se marrin pjesën e tyre.
Ata dyshohen për “shpërdorim detyre” dhe “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrantë nga vendet e treta, nga qarku Gjirokastër në Delvinë, e duke i lënë më pas të lirë në shkelje të ligjit. Mësohet se në komunikimin e parë, ata e kanë mohuar implikimin, duke u deklaruar të pafajshëm.
Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.
Efektivët e pezulluar nga detyra:
1-Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër
2-Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër
3-N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër
4-N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër
5-Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex
6-Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
7-Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër
8- Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
9-Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
/ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë