zoom

Lajme

Polemikat për Hysajn “ziejnë” ende, por edhe Asani i del në mbrojtje. Postimi pikant me emoji…

Nuk janë shuar ende polemikat pas humbjes së Italisë dhe episodit pikant dhe indinjues për tifozët, teksa Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të përfolur të momentit.

Ulja e kokës te goli i dytë i Italisë ka shkaktuar reagime të tifozëve, të cilët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke e etiketuar mbrojtësin si fajtorin kryesor.

Fillimisht Mitaj dhe tani Jasir Asani, kanë dalë në mbrojtje të lojtarit kuqezi, i cili dje kërkoi edhe falje publikisht duke garantuar se ishte vetëm lëvizje instiktive.

Në mbështetje të Hysajt ka dalë sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, i cili ka publikuar një fotografi me lojtarin, teksa vendosin një emoji të “luanit dhe mbretit”.

Kuqezinjtë synojnë suksesin ndaj Kroacisë nesër, për t’u futur kështu në vallen e kualifikimit më tej në EURO 2024. /ZOOM.AL/