zoom

Aktualitet

Po tymoste cigare/ Humb jetën 28-vjeçari në Tiranë! Shkëputet parmaku i ballkonit të hotelit

Një incident fatal ka ndodhur pak më parë në Tiranë, saktësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një 28-vjeçar me iniciale A.M ka humbur jetën, teksa po tymoste një cigare në ballkonin e hotel “Rogner”, kur krejt papritur është shkëputur parmaku në të cilin po mbështetej.

Një dëshmitar tregon për Zoom.al se i riu mori fraktura të rënda në duar dhe kokë, e për pasojë, siç policia njofton ndërroi jetë rrugës për në spital. Ka qenë pikërisht problemi në ndërtim, ai që i ka marrë jetën të ndjerit.

Postime të lidhura