Aplikacion
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Part Time” të Rudina Dembacajt, ku të ftuarve u duhet të kryejnë për një kohë të shkurtër detyrat e një profesioni jo shumë të zakonshëm për ta.
Këlliçi është pozicionuar në rolin e recepsionistit në një hotel dhe gjatë intervistës me moderatoren është pyetur nëse një suitë do ia jepte aktivistes republikane Evi Kokalari apo ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin në qeverinë Rama, Elisa Spiropalit.
Përgjigja e Këllicit ka qenë tepër ironike, duke thënë se do t’i vendoste të dyja bashkë në një suitë.
“Të them të drejtën do t’i fusja të dyja bashkë, se nuk është se ndryshojnë. Janë shumë të ngjashme. Mund t’i fusja të dyja bashkë”, tha deputeti demokrat.
Si u bënë bashkë grupet kriminale për të vrarë Durim Bamin. Nga Martinaj, Ndoka tek Shullazi