Aplikacion
Rekursi u dorëzua nga Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, sot SPAK. Dajti është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficerëve që shkuan në plazhin “Iliria” në Durrës që ta arrestonin.
Aktualisht Dritan Dajti është në prag të lirimit nga burgu, pasi proceset e zvarritura ndaj tij për shumë vite u cilësuan me parregullsi.
Siç e përcakton vendimi në fjalë, seanca për Dajtin është caktuar më 4 qershor 2024. Nëse rekursi pranohet, atëherë Dajti mbahet ende në qeli me vendim të mëparshëm, ose procesi mund të rinisë nga e para. Në të kundërt ai shkon drejt lirimit. /ZOOM.AL/