zoom

Aktualitet

Vrau 4 agjentët e Antidrogës më 2009, Gjykata e Lartë lë në fuqi burgun përjetë ndaj Dritan Dajtit

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Dritan Dajtin.

I akuzuar për vrasjen e 4 agjentëve të Antidrogës në operacion në Durrës më 2009, juristi Dajti do qëndrojë në qeli me burgim të përjetshëm.

Pasi fillimisht i rrëzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Sandër Simoni ditë më parë, sot njoftohet se është njohur vendimi i shkallës së parë të ish-Krimeve të Rënda, për izolimin përjetë.

Dajti po rrezikonte të lirohej për shkaqe proceduriale, pasi vendimi kishte mbetur pezull pas rekurseve dhe zvarritjeve. Më herët kishte pasur edhe një vendim për tejkalim të afateve dhe shkelje të procesit.

Dajti ishte dënuar për vrasjen e një biznesmeni ndërtimi dy dekada më parë, por u arratis nga Gjykata e Tiranës në vitin 2003 para se të jepej vendimi, teksa u lokalizua në plazh gjashtë vite më vonë, kur vrau edhe 4 agjentët në aksion dhe u plagos vetë rëndë. /ZOOM.AL/