zoom

Aktualitet

Po shemben shtëpitë/ “5 Maji”, i riu hipën në çati dhe bën rezistencë

Lagja “5 Maji” në kryeqytet është rrethuar sot nga policia, pasi kjo është një zonë e projektuar për rindërtimin e një kompleksi pallatesh, ku do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

LSA sjell pamjet nga ajo çka po ndodh në terren, ku qytetarët po përplasen me policinë, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre.

Efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar një të ri, i cili bënte rezistencë nga çatia e banesës së tij. Ai nuk ka pranuar që të lërë banesën, e cila ishte në listën e ndërtesave që do të shemben.
Por pavarësisht qëndrimit të tij, policia e ka neutralizuar atë dhe më pas e ka shoqëruar në komisariat.

Postime të lidhura