Aplikacion
Nga Bashkimi Evropian, zgjodhën që të mos komentojnë mbi këtë çështje. E për këtë në rrjetin social, X, Kearns shkroi se BE po demonstron zero ekuilibër kur bëhet fjalë për Serbinë.
“Vazhdimisht, BE-ja nuk ka çasje të balancuar kur bëhet fjalë për Serbinë”, shkroi ajo.
Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit për pranimin eventual në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.
Bashkimi Evropian tha se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nga blloku evropian vetëm përsëritën thirrjet ndaj të dyja palëve që të zbatojnë me urgjencë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve një vit më parë.
Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë