zoom

Të gjitha

Po nxit sherr edhe pas hekurave ?! Çfarë po ndodh me reperin Cllevio ?!

Kleviol Ahmeti, i njohur më së miri si Cllevio, është kthyer ndër personazhet më të përfolura ditëve të fundit. 36-vjeçari në fillim të kësaj jave u arrestua nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Pak ditë më parë ai u përfshi edhe në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizy.

Thuhet se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka kaluar edhe fizikisht.

Ndërkohë, derisa Cellvio gjendet në arrest një këngë e tij e padëgjuar më parë është hedhur në internet. Ajo që ka marrë vëmendje është përmendja e Noizyt në këngë me të cilin thotë se ka probleme, ndërsa nga ana tjetër tregon respekt për anëtarët e grupit TBA, ky ishte edhe pjesë e këtij grupi me nofkën “Hudra“. Kënga “Paridi” ka arritur mbi 100 mijë klikime brenda vetëm një dite në kanalet jo-zyrtare, ndërsa edhe është vërshuar nga komente të shumta./L.K

/Zoom.al