zoom

Aktualitet

Po lahej në det, humb jetën një person në Durrës

Një i moshuar është mbytur këtë të hënë në bregdetin e Durrësit.

75-vjeçari B.S., banues në Durrës ka humbur jetën duke u larë në det në lagjen nr.1 të këtij qyteti.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura