zoom

Të gjitha

Po kjo ç’ishte? Romancë mes Kim Kardashian dhe Alex Rodriguez?

Ndarja e Alex Rodriguez me Jennifer Lopez dhe ajo e Kim Kardashian me Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes gjithë këto kohë.

Së fundmi, emrat e Alex dhe Kim po lakohen në mediat e huaja për një romancë mes tyre. Thuhet se Kris Jenner e ka shtyrë yllin e “Keeping Up With The Kardashians” për të dalë me ish-yllin e MLB. Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.

“Kim nuk është tipi i Alex, por Alex do të dëshironte të gjente një partnere të famshme për të rivalizuar Jennifer dhe Ben. Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë rrugëtimin e saj në fushën ligjore [Kim po studion për drejtësi dhe ka bërë fushatë për reformën në burg. Ata kanë komunikuar shumë. Është ende herët, por të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës”, tha një burim për revistën “Heat”.

Nga ana tjetër, burime pranë familjes i kanë hedhur poshtë këto zëra duke thënë se Kardashians kanë marrëdhënie të mira me J.Lo-në.