zoom

Bota

Po kërkonin për dy adoleshente të zhdukura, policia gjen 7 trupa të pajetë në Oklahoma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oklahoma, ku shtatë trupa të pajetë janë gjetur gjatë një kërkimi për dy adoleshentët e zhdukur.

Policia ishte alarmuar dhe kishte nisur kërkimet për dy adoleshentëve Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer, 16 vjeç, të cilët ishin shpallur të humbura nga familja.Por ajo që gjeti policia gjatë kërkimeve rezultoi tronditëse, dy adoleshentet u gjetën të vdekur dhe bashkë më ta edhe trupat e 7 personave të tjerë të paidentifikuar.

Trupi i njërit prej viktimave i përkiste Jesse McFadden, ku sipas policisë është një kriminel dhe maniak seksual me të cilin dyshohet se kanë udhëtuar vajzat.

Autoritetet ende nuk i kanë identifikuar trupat e viktimave të tjera. Policia nuk ka bërë të ditura as pistat ku po hetohet për këtë ngjarje.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për rastin apo shkakun e vdekjes së viktimave, por bëhet me dije se kanë qenë prindërit e adoleshenteve që kanë lajmëruar policinë për humbjen e kontakteve me to.

Dyshohet se vajzat kishin kaluar edhe fundjavën me McFadden, për të mos u kthyer më në shtëpi.