zoom

Ekonomi

“Po ju zhvasin”, Erion Braçe denoncon grabitjen që bëjnë bankat nëpërmjet kredive

Deputeti socialistë, Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon grabitjen që sipas tij po i bëhet qytetarëve, kryesisht nëpërmjet kredive të shpejta. Ai thotë se borxhet me këste po kapin interesat e 171%, ndërsa overdraftet shkojnë deri në 20 për qind. 

Ndaj ai u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes kur hedhin firmën në kontratat e kredimarrjes pasi po zhvaten.

 

Statusi i Erion Braçes:

 

ME NE FUND KA TRANSPARENCE PER “BORXHET E SHPEJTA”!

“TAK FAK”, “PER 7 MINUTA”, “SI MI DO” ETJ, JANE NE DRITE TE DIELLIT!

Banka e #SHQIPERISE ka publikuar NORMEN EFEKTIVE MAKSIMALE TE INTERESIT per banka e institucione financiare jo banka, per 6 muajt qe nisen;

Per shumat deri ne 200 MIJE LEKE:

per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 171.41%

per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 19.55%

per KARTEN E KREDITIT, interesi maksimal eshte 27.28%

Per shumat nga 200 MIJE deri ne 2 MILION LEKE:

per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 38.79%

per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 16.75%

STUDENTE, BUJQ apo cilido qe i drejtohet borxheve te shpejta;

A e kupton tani se pas nje flete, nje flete te vetme qe firmos apo dhjetera fleteve te nje kontrate qellimisht te komplikuar e qe ti nuk e kupton, JANE SHUME PARA QE DO PAGUASH?!

“Si mi do zemer, si mi do”-“Per 7 minuta” ben qe te te vere poshte borxhi, te punosh per borxhin!

Mos u josh e mos u jep pas reklames banale per tek BORXHET E SHPEJTA;

Nuk ua thone ne to keto interesa!

Mendohu mire kur firmos e merr parate, tani interesat jane publike, beje vete llogarine, KANE REZULTUAR ZHVATJE E JANE ZHVATJE!”, shkruan Braçe.

 

 

 

http://https://www.facebook.com/watch/?v=1058388081606031&extid=NS-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&ref=sharing