zoom

Aktualitet

Plumba mes shqiptarëve në Itali, 4 të arrestuar, 2 të plagosur në spital

Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se akuzohen se janë përleshur me njëri tjetrin dhe për pasojë dy prej tyre janë plagosur me armë.

Sipas mediave italiane gjithcka nisi me një ofendim mes tyre dhe më pas situata avancoi në përdorimin e armëve.

Në fund të mosmarrëveshjes ka pasur dy të plagosur dhe më vonë në mbrëmje ka pasur katër arrestime për bashkëpunim në vrasje në tentativë, dëmtime të rënda personale dhe armëmbajtje pa leje.

Në gjendje të rëndë është një 26-vjeçar i qëlluar në shpinë nga një pistoletë e kalibrit 38. Ai është shtruar në spital në Pescara, në Neurokirurgji. I riu rrezikon paralizimin e këmbëve, ndërsa viktima e dytë është në ” Spitali Renzetti “në Lanciano. Ky i fundit 22-vjeçar ka marrë dëmtime në kokë, por gjendja e tij nuk shkakton shqetësim.

Në pranga përfunduan Altin Pojana, 39 vjeç, nga Fossacesia, i cili qëlloi; Florence Kurti, 25 vjec, dhe Behar Gjoka, 22, të dy banues në rrethin Selva di Altino dhe Amarildo Ferko, 23vjec, nga Altin.