Aplikacion
Prej dy ditësh, banorët atje janë të alarmuar për shkak të ndotjes së ajrit dhe uljes dramatike të dukshmërisë.
Sasia e madhe e rërës me prejaedhje nga Saharaja i ka dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.
“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një reduktim shumë të qartë të dritës së diellit dhe dukshmërisë. Ka gjithashtu një rritje të përqendrimit të grimcave të imta”, thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh në platformën X.
I njëjti fenomen pritet të rikthehet të dielën (nesër) në Shqipëri.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar se vendi do të pushtohet sërish nga pluhuri afrikan dhe se do të mbizotërojnë temperatura të larta, të pazakonta për këtë periudhë të vitit, që arrijnë deri në 30 gradë Celcius.
Ajri nesër, sipas sinoptikanëve, do të jetë mbytës si pasojë e të nxehtit dhe pluhurit afrikan.