zoom

Politikë

‘Plazhet bosh’/ Vasili: Qeveria po dështon sezonin turistik me çmimet e larta

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar boshatisjen e plazheve nga turistet vendas dhe të huaj, pas rritjes së çmimit të produkteve bazë të ushqimet dhe naftës.

Sipas deputetit tallja e qeverisë me uljen dy lek të naftës tregon papërgjegjshmërinë dhe nivelin e arrogancës që e ka kapur.
Plazhet nuk mbushen me propagande idiote komuniste, por me krijimin e lehtësirave për te bere bisnes’- u shpreh Vasili.

Postimi Vasilit:

Dramatike, Qeveria po e deshton vetë sezonin turistik me Çmimet e larta te naftes dhe ushqimeve!

Plazhet e boshatisura kur jemi ne gjysmen e sezonit turistik akuzojne rende Qeverine.

Tallja e Qeverise me cmimin e Naftes vazhdoi edhe sot duke e ulur ne menyre qesharake me 2 lek cmimin e Naftes, ndonese ne Burse çmimi i naftes eshte aktualisht me i ulti i javeve te fundit.

Çmimi i naftes vazhdon te jete shume me i shtrenjte se ne Maqedoni ku sot eshte vetem 190 lek litri.

Asnje mase, asnje ulje taksash e tatimesh per Naften dhe ushqimet ne kete moment kritik te sezonit turistik, i cili po humbet dite te çmuara bosh, piketisht tani ne sezonin me te rendesishem turistik te vitit.

Qeveria po e deshton sezonin turistik me vullnet te plote.

Plazhet nuk mbushen me propagande idiote komuniste, por me krijimin e lehtesirave per te bere bisnes.

Plazhet nuk mbushen me budalleqet propagandistike te Edi Rames, qe u mban logorene e tij injorante operatoreve turistike, per gjoja cmimet e tyre te larta.

Plazhet nuk mbushen kur merr 350 milion euro me shume nga taksat, qe bien mbi kurrizin e popullit dhe nuk ben asnje lloj lehtesimi.

Deshtimi i sezonit do te thote varferi dhe deshperim per mijra familje, qe e kane te lidhur jeten me te.

Tra la latë vulgare me kenge e valle dhe ngopja me luge bosh nuk i japin zgjidhje deshtimit.

Ulni taksat dhe tatimet qe turizmi te marre fryme dhe te krijoje te ardhura edhe per bisneset edhe per arken e shtetit.

Turizmi sporadik i fundjaves nuk eshte sezoni turistik i vertete dhe me ndikim ne ekonomine e vendit dhe te familjeve shqiptare.

Boll më me kete menaxhim te turpshem dhe shkaterrimtar te shtetit.