zoom

Lajme

Plas sherri te Shëndetësia, Vasili: Pse thua hileqar, të të vij zor! Ndreca: Thuaji në familje këto

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi kanë vijuar debatet e ashpra mes anëtarëve, ku nuk mungoi as sherri me fjalë mes deputetëve Plarent Ndreca dhe Petrit Vasili.

Vasili i tha Ndrecës se vetëm ofendon dhe se përdori fjalën “hileqar”. Ndërsa, Ndreca nga ana e tij iu drejtua Vasilit, duke i thënë se në këtë mënyrë mund të drejtohej në një tjetër vend, pra në familjen e tij.

Debati në Komision:

Albana Vokshi: Hilet i keni ju profesion. Do marr masa nëse iu ndërhyn kolegëve. Zoti Ndreca iu tërheq fjalën disa herë, mos bëj kokofoni këtu, nuk punon dot me konfliktin tënd të interesit, nuk mbulon dot abuzimet me koncesionet.

Plarent Ndreca: Keni procesverbalin, që të shmangen lojërat e fjalëve. Lexoni procesverbalin e seancës.

Edmond Spaho: Ndreca, turp të të vijë. Turp i madh që merremi me këto gjëra. Debati është kur flasin dëshmitarët, ju keni nisur sherre për çështje të thjeshta e formale.

Petrit Vasili: Ndreca, pse thua hileqar? Të të vijë zor.

Ndreca: Këto thuaji te familja jote.

Petrit Vasili: Ik mor andej.

/ZOOM.AL/