zoom

Lajme

Plas në BBV! Banori ngre në krahë Erjolën, i kap të pasmet dhe e hedh në pishinë. Reagimi i modeles

Moderatorja Erjola Doçi dhe Françeska Murati, teksa ishin duke kënduar dhe po kërcenin në verandën e “BBV”, janë gjendur në një situatë befasuese dhe të pakëndshme.

Në një moment, banorët Graciano Tagani dhe Shkëlqim Bega, i kanë hedhur në pishinë dy vajzat, teksa i mbajtën peshë në krahë, pavarësisht kundërshtimit të tyre.

“Jo jo, të kam zemër”, i tha Erjola duke bërtitur, ndërsa boksieri e kapi atë në krahë.

Në një moment moderatores i është çuar fustani dhe Shkëlqimi i ka prekur të pasmet, duke tentuar që ta hedhë në pishinë konkurrenten.

Erjola është acaruar keq me djemtë, ndërsa doli nga pishina brenda pak sekondash.

Mes lotësh, Erjola shpërthej keq ndaj konkurrentit duke thënë që nuk dëshironte të futej në pishinë por vetëm të kërcente.

“Doja të kërceja dhe tani erdha të bëj dush. Doja të kërceja dreqin dhe tani të rri të bëj dush sërish dhe të dalin brekët e mia në mes të Shqipërisë. Më mori në krah dhe m’i nxorri të gjitha jashtë”, tha ajo e tërbuar. /ZOOM.AL/