zoom

Aktualitet

Emri/ U qëllua me armë zjarri në Shkodër, kush është i riu

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Golem të Shkodrës pasditen e sotme.

Raportohet se i plagosur ka mbetur Ronaldo Kola, 29 vjeç. Ndërsa autori i ngjarjes është identifikuar si Mario Kroni, dhe është shpallur në kërkim nga policia.

“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem“, informon policia.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.