zoom

Aktualitet

Plagosje me armë në Tiranë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Një 42-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër në zonën e Tufinës në kryeqytet.

Policia bën të ditur se i plagosuri ka marrë një plumbë në këmbë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.