Aplikacion
Ai u pyet nga gazetarët pse ngjarja u mbajt e fshehtë nga publiku dhe u referua me vonesë në Prokurori.
“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Strukturat e hetimit të Komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në Prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës.
Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapet menjëherë autori i kësaj ngjarjeje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive, për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha ai.
Andri Ibrahimaj akuzohet se ka goditur me gozhdë ish-drejtorin e Agjencisë së Kredive, Eri Koshaj, njëkohësisht shoku i tij, sepse nuk pranonte të dorëhiqej. Teksa akuzat ndaj tij janë lehtësuar dhe ngjarja u publikua pas disa muajsh. /ZOOM.AL/
Dështon marrëveshja?/ Italia tërheq të gjithë stafin e punonjësve nga qendrat e emigrantëve